Sot raporton në kuvend drejtori i kontestuar i AKI-së

Sot raporton në kuvend drejtori i kontestuar i AKI-së

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi sot raporton për herë të parë para komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë.

Ai u emërua në këtë post muajin e kaluar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin, Isa Mustafa.

Emërimi i Gashit është kontestuar për shkak të lidhjeve të tij me politikën. Gashi, ka qenë pjesë e strukturave të PDK-së, fillimisht si anëtar i kryesisë së degës së PDK-së në Prishtinë, pastaj edhe këshilltar politik i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti.

Po ashtu ai ka punuar edhe si zëvendësdrejtor për hulumtime kualitative të opinionit publik në Qendrën për Studime Politike, në kuandër të zyres së Hashim Thaçcit, sa ishte kryetar i PDK-së.

Ai erdhi në krye të AKI-së u bë pas dorëheqjes së Agron Selimajt që udhëhoqi këtë agjenci. /Insajderi.com