Pritet ekstradimi nga Gjermania i të arrestuarit të tretë për vrasjet e vitit 2004

Pritet ekstradimi nga Gjermania i të arrestuarit të tretë për vrasjet e vitit 2004

I arrestuar i tretë për vrasjen e dy policëve në vitin 2004, për të cilin Prokuroria Speciale njoftoi të mërkurën se do të ekstradohet në Kosovë së shpejti, është Faik Shaqiri.

Insajderi ka mësuar se Shaqiri është arrestuar javën e kaluar në Gjermani, ndërsa dorëzimi i tij tek autoritetet kosovare pritet të bëhet sonte.

Ai është i afërm i Ruzhdi Shaqirit, i cili është vrarë në korrik të vitit 2014 nga ish-deputeti Gani Geci, raporton Insajderi.

Mbi 100 zyrtarë policorë të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë një aksion për arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasjen e dy policëve në vitin 2004 dhe tentimvrasjen e dy të tjerëve.

Lidhur me këtë rast, të mërkurën është bastisur shtëpia e Agron Sylejmanit, një nga të përfshirët në këtë rat, që tashmë është i vdekur.

Poashtu, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë – Bajram Kiqmari dhe Alban Dizdari.

Policia kishte arrestuar disa persona për këtë akt, por vetëm njëri prej tyre është dënuar më 30 vjet burgim./Insajderi.com

Lexo edhe: RRËFIMI I VRASËSIT TË PASLUFTËS

Rrëfimi i vrasësit të pasluftës