Identiteti i dy të arrestuarve për vrasjet e pasluftës

Identiteti i dy të arrestuarve për vrasjet e pasluftës

Dy nga katër personat e arrestuar në aksionin e gjerë të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it për një vrasje të kryer pas përfundimit të luftës janë Bajram Kiqmari dhe Alban Dizdari, ka mësuar Insajderi.

Kiqmari dhe Dizdari dyshohen për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004.

Mbi 135 policë të Kosovës dhe EULEX-it kanë bastisur sot shtëpinë e njërit prej personave të përfshirë në këtë rast. Shtëpia e familjes së të vrarit Agron Sylejmani në një fshat të Podujevës ka qenë cak i bastisjeve.

Ai është vrarë 13 vjet më parë në një aksion të cilësuar terrorist kundër një patrulle të policisë.

Policia kishte arrestuar disa persona për këtë akt, por vetëm njëri prej tyre është dënuar më 30 vjet burgim.

Në këtë sulm ishin vrarë policët Arsim Rrustolli dhe Kujo Osoman nga Gana e Afrikës që punonte në kuadër të Policisë së UNMIK-ut./Insajderi.com