paralajmëruar për sot nga aktivistë p�" />

Galeria arsyeton mbylljen e 8 lopëve të ekspozitës – kritikon organizatorët e protestës

Në një konferencë për media të mbajtur të martën, Agani i ka nënçmuar aktivistët që kanë organizuar protestën e paralajmëruar për sot. Drejtoresha e Galerisë Kombëtare i ka quajtur ata jo kredibilë për ta vlerësuar artin dhe ka thënë se nuk kanë shkuar për t'i parë kushtet ku po mbahen kafshët dhe as nuk janë konsultuar me stafin

Galeria arsyeton mbylljen e 8 lopëve të ekspozitës – kritikon organizatorët e protestës

Disa orë para mbajtjes së protestës së paralajmëruar për sot nga aktivistë për mbrojtjen e kafshëve, Galeria Kombëtare e Kosovës ka arsyetuar mbylljen e tetë lopëve në një ahur që është vendosur në oborrin e Galerisë, në emër të ekspozitës së artistit kosovar Sislej Xhafa, të titulluar: “Tetë lopë Kosove”.

Pavarësisht se tetë lopët janë mbyllur në këtë ahur prej datës 5 korrik dhe pritet të qëndrojnë aty deri më 5 gusht, Arta Agani, drejtoreshë e këtij institucioni, ka mbrojtur ekspozitën. Ka thënë se për realizimin e kësaj vepre ata janë konsultuar edhe me ekspertë të veterinarisë dhe ka thënë se lopët po mbahen në kushte të mira sipas rekomandimit të Ministrisë së Bujqësisë.

Në një konferencë për media të mbajtur të martën, Agani i ka nënçmuar aktivistët që kanë organizuar protestën e paralajmëruar për sot. Drejtoresha e Galerisë Kombëtare i ka quajtur ata jo kredibilë për ta vlerësuar artin dhe ka thënë se nuk kanë shkuar për t’i parë kushtet ku po mbahen kafshët dhe as nuk janë konsultuar me stafin, përcjell KP.

Ndërkaq, pronari i lopëve, Arben Avdiu ka treguar se këto janë lopë ferme dhe sipas tij nuk ka problem pse qëndrojnë të mbyllura. Ai po ashtu ka thënë se lopët janë në mbikëqyrje 24 orë.

8 lopë Kosove të mbyllura për 1 muaj në emër të artit, plus 40 mijë euro shpenzime nga shteti

“8 lopë Kosove” titullohet vepra e tij, e cila është e vendosur në oborrin e Galerisë së Arteve të Kosovës. Aty është ndërtuar një ahur në të cilën qëndrojnë 8 lopë të mbyllura, teksa ato mund të shihen vetëm nga brenda Galerisë, ku është thyer muri për të krijuar një dritare. E krejt kjo ekspozitë e Sislej Xhafës shtetit i ka kushtuar afro 40 mijë euro.Lexo tekstit me detaje: https://goo.gl/Bqbtt7

Posted by Insajderi on Thursday, 19 July 2018

Grupi i aktivistëve të mbledhur nën organizatën “Të bashkuar për kafshët” do të mbajë protestë kundër kësaj vepre të martën në ora 16:30 në oborrin e Galerisë Kombëtare. Ata e konsiderojnë torturuese ndaj lopëve ekspozitën e artistit Xhafa, raporton Insajderi.

Insajderi ka raportuar para pesë ditësh për ekspozitën e parë të Sislej Xhafës në Kosovë që ngjalli reagime të ashpra për shkak të mbylljes së tetë lopëve në ahurin e improvizuar tek Galeria Kombëtare e Kosovës.

8 lopë Kosove të mbyllura për 1 muaj në emër të artit, plus 40 mijë euro shpenzime nga shteti

Javën e kaluar, zyrtarë të Galerisë së Arteve nuk deshën të prononcoheshin për këtë çështje, teksa vetë artisti u shpreh i nervozuar me pyetjet që Insajderi ia dërgoi. I quajti “llafe të kafeve” kritikat e aktivistëve për mbrojtjen e kafshëve.

Krejt kjo ekspozitë e Sislej Xhafës shtetit i ka kushtuar afro 40 mijë euro. Sipas Ministrisë së Kulturës, buxheti nga Galeria Kombëtare e Kosovës që funksionon brenda MKRS-së për këtë ekspozitë ka qenë 28 mijë e 583 euro.

Ambasada Amerikane në Kosovë ka përkrahur këtë ekspozitë me 4 mijë e 373 euro për honorarin, udhëtimin dhe akomodimin e artistit dhe kuratorit. Sislej Xhafa, sipas MKRS-së, ka marrë 2 mijë euro ndërsa kuratori 5 mijë euro. Ekspozita është përkrahur edhe nga Komuna e Prishtinës me 5 mijë euro. /Insajderi.com

Përkundër instruksioneve të Galerisë, pronari nuk mund të gënjejë për lopët: I lëshoj gjatë verës