Pas raportimit të Insajderit, organizohet protestë kundër mbylljes se lopëve në Galeri

Pas raportimit të Insajderit, organizohet protestë kundër mbylljes se lopëve në Galeri

Një ekspozitë e artistit kosovar me karrierë ndërkombëtare, Sislej Xhafa e quajtur “Të dua pa e ditur” që ka mbyllur 8 lopë në Galeri, është kthyer në protestë të aktivistëve të të drejtave të kafshëve pas raportimeve të Gazetës Online Insajderi.

Insajderi kishte raportuar për veprën e Xhafës e cila ka ngritur reagime të shumta për mënyrën e trajtimin të 8 lopëve në Galeri, për më tepër kur disa ditë më parë, rreth 200 metra afër tyre janë hedhur 1 ton fishekzjarrë.

8 lopë Kosove të mbyllura për 1 muaj në emër të artit, plus 40 mijë euro shpenzime nga shteti

“8 lopë Kosove” titullohet vepra e tij, e cila është e vendosur në oborrin e Galerisë së Arteve të Kosovës. Aty është ndërtuar një ahur në të cilën qëndrojnë 8 lopë të mbyllura, teksa ato mund të shihen vetëm nga brenda Galerisë, ku është thyer muri për të krijuar një dritare. E krejt kjo ekspozitë e Sislej Xhafës shtetit i ka kushtuar afro 40 mijë euro.Lexo tekstit me detaje: https://goo.gl/Bqbtt7

Posted by Insajderi on Thursday, 19 July 2018

Organizatorët kanë thënë se keqtrajtimi ndaj kafshëve nuk mund të arsyetohet duke e quajtur art. Janë shprehur kundër detyrimit të kafshëve të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa kanë thirrur për protestë të martën në ora 16:30.

“Kafshët nuk duhet të konsiderohen si objekte keqtrajtimi. Ato nuk mund të burgosen për hir të të ashtuquajturit “art”. Për kafshët, kjo që po u ndodhë, nuk është art!”

“Ne i themi artistit dhe Galerisë Kombëtare të Artit, që kafshët nuk janë argëtim! Ato me dhunë detyrohen të qëndrojnë në hapësira të mbyllura, të errëta, të nëveritshme dhe të mundimshme. Arti duhet të jetë dicka qe prekë shpirtin dhe mendjen e njeriut pa mënyra tortoruese dhe abuzive mprapa. Lopët që janë duke u mbajtur në një shtallë të improvizuar tek Galeria e Arteve është thjesht neglizhencë e njeshmërisë njerëzore dhe mos përgjegjësi etike”, thuhet në organizimin e tyre

Ekspozita e Sislej Xhafës shtetit i ka kushtuar afro 40 mijë euro. Sipas Ministrisë së Kulturës, buxheti nga Galeria Kombëtare e Kosovës që funksionon brenda MKRS-së për këtë ekspozitë ka qenë 28 mijë e 583 euro.

8 lopë Kosove të mbyllura për 1 muaj në emër të artit, plus 40 mijë euro shpenzime nga shteti