Vritet sulmuesi jashtë parlamentit britanik pasi plagosi me thikë një polic

Vritet sulmuesi jashtë parlamentit britanik pasi plagosi me thikë një polic

Një polic është goditur me thikë në Dhomat e Parlamentit në qendër të Londrës, raporton policia britanike.

Një zëdhënës i Parlamentit të Britanisë i ka thënë BBC-së, se “sulmuesi i dyshuar u qëllua nga policët”, pas këtij incidentit të rëndë.

Stafi brenda Parlamentit është duke qëndruar brenda zyrave të tyre.

Tom Peck redaktor politik për Independent ka shkruar në “twitter” se “fillimisht ka qenë një zhurmë me zë të lartë dhe rebelues që është dëgjuar brenda hollit dhe më pas disa të shtëna armësh”.

Transporti nëntokësor në Londër është mbyllur përkohësisht./Insajderi.com

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbbcnews%2Fvideos%2Fvb.228735667216%2F10154507347417217%2F%3Ftype%3D3&show_text=0&width=560″/]