Shpërthen në mënyrë të kontrolluar mjeti i dyshimtë te objekti i Qeverisë

Shpërthen në mënyrë të kontrolluar mjeti i dyshimtë te objekti i Qeverisë

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë arritur që ta largojnë mjetin e dyshuar shpërthyes nga zyra Administratës Pensionale të Kosovës te ndërtesa e ish-Rilindjes në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti njoftoi se ekipet e policisë janë duke i vazhuar hetimet.

“Rreth orës 12:15 është larguar mjeti i dyshimtë nga objetiti i sh-Rilindjes”, ka thënë Ahmeti.

Rreth orës 11:00, Policia ishte njoftuar për këtë mjet dyshues, nga punëtorët e Administratës Pensionale të Kosovës. /Insajderi.com