Dyshohet për mjet shpërthyes te ndërtesa e Qeverisë

27.09.2016 12:23
Dyshohet për mjet shpërthyes te ndërtesa e Qeverisë

Policia e Kosovës ka rrethuar zyrën e Administratës Pensionale të Kosovës te ndërtesa e ish-Rilindjes pasi që ka marrë një informatë për mjet shpërthyes.

Zëdhënesja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për Insajderin se në orën 11:00  policia ka marrë informatën nga punëtorët e kësaj zyreje.

Ahmeti njoftoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e verifikojnë mjetin e dyshuar.

“Për informata të mëtutjeshme do t`ju informojmë pas përfundimit të aksionit”, ka thënë ajo./Insajderi.com