Presidenti i Filipineve pendohet që ofendoi Obaman

Presidenti i Filipineve pendohet që ofendoi Obaman

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka shprehur keqardhje që ka thënë se presidenti amerikan Barack Obama është një “bir bushtre”.

Në një deklaratë që u lexua nga zëdhënësi i tij, Duterte ka thënë se nuk ka dashur që të ofendojë presidentin, shkruan The Guardian dhe se deklarata e tij është keqkuptuar.

Deklarata e Dutertes, që njihet për deklarata kundërthënëse, ka bërë që një takim mes tij dhe Obamas të shtyhet.

Zëdhënësi Ernesto Abella ka thënë se presidentët janë marrë vesh që ky takim të mbahet një herë tjetër.

Duterte njihet si politikan me temperament.  Ai para se të zgjidhej në krye të shtetit premtonte se do të gjuante në lumë të gjithë trafikuesit e drogës./Insajderi.com