Partia që kandidon vetëm tri gra për kryetare të komunave

Partia që kandidon vetëm tri gra për kryetare të komunave

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur të kandidojë për të parin e komunave me vetëm tri kandidate. Valdete Idrizi, Sabiha Shala dhe Gonxhe Qaushi janë kandidatet e PDK-së për kryetare te komunave.

Valdete Idrizi të jetë kandidate për kryetare të Mitrovicës, Sabiha Shala kandidate për kryetare të Pejës dhe Gonxhe Qaushi për atë të Mitrovicës veriore.

PDK në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor do të garoj në 30 komuna ku për herë të parë nuk do të ketë kandidatë për kryetar të Skenderajt. PDK vetëm do ta mbështes Bekim Jasharin.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se 80 për qind e kandidatëve të PDK-së për kryetarë komunash do të garojnë për herë të parë.