Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar listën e kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet e 22 tetorit.
Kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës do të jetë Lirak Çelaj.
Në Prizren do të kandidojë Shaqir Totaj, kurse në Mitrovicë, Valdete Idrizi.
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se 80 për qind e kandidatëve të PDK-së për kryetarë komunash do të garojnë për herë të parë.