se nuk kanë arritur të sigurojnë mjete për të paguar veteranët

OVL-Qeverisë: Mos i `hani` fjalët, paguani pensionet

OVL-Qeverisë: Mos i `hani` fjalët, paguani pensionet

Pas deklaratës së ministrit të Financave Avdullah Hoti, se nuk kanë arritur të sigurojnë mjete për të paguar veteranët, kanë reaguar këta të fundit.

Smajl Elezaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës, në një prononcim për Gazetën Fjala ka thënë se  Qeveria duhet ta përmbushë detyrimin që e ka ndaj veteranëve.

”Qeveria duhet ta përmbushë detyrimin që e ka ndaj veteranëve dhe nuk mund të bëhen kurrfarë manipulime me pensionet e tyre, pasi kjo nuk mund të ndryshohet përmes deklaratave të ndryshme”, tha Elezaj.

Kurse, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë që pensionet e veteranëve të pësojnë ndryshime.

Në një intervistë për Gazetën Fjala, Qeriqi, ka thënë se vet komisioni qeveritar i ka nxjerrë të gjithë këto shifra të veteranëve.

Sipas tij ka qenë obligim i komisionit që të shihen të gjithë dokumentacionet e aplikantëve në detaje e pastaj t’iu ipet statusi i veteranit

“Tash është obligim i qeverisë që t’i mbuloj këta veteran, sepse vetë komisioni qeveritar e ka nxjerrë këtë numër dhe duhet t’i kryej obligimet, sepse ligji ua garanton këtë pension. Është çështje e tyre a do të intervenojnë për pastrimin e këtyre listave apo jo. Në rast se nuk intervenojnë është obligim ligjor të cilin duhet ta kryejnë dhe për këtë nuk do të lejojmë që të ulen, ashtu edhe në këtë mënyrë ato janë shumë të vogla”, ka thënë Qeriqi. /Gazeta Fjala/.