Hoti: Nuk janë siguruar mjetet për veteranët

Ministria e Financave nuk po arrin t’i sigurojë mjetet për t’i paguar pensionet për veteranët e luftës.

Hoti: Nuk janë siguruar mjetet për veteranët

Hoti, gjatë një konference për media të mbajtur në Doganën e Kosovës, ka thënë se numri veteranëve po shtohet dita-ditës, dhe se shuma totale e destinuar për pensione, nuk po lejohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Nuk janë siguruar mjetet për veteranët. Numri i tyre, dita-ditës po shtohen. Çështja e pagesës për veteranët është e lidhur me Fondin Monetar. Është e rëndësishme që ne të gjejmë një zgjidhje sa më parë, por tani për tani nuk ka mjete, janë vetëm 25 milionë euro, pra nuk ka më shumë”, ka thënë Hoti, shkruan lajmi.net.

Çështja e pensioneve për veteranët e luftës është ngritur si çështje edhe më parë nga FMN-ja, të cilët kanë sugjeruar Qeverinë e Kosovës që ta ulë numrin e pensioneve, pasi që numri aktual i veteranëve paraqet ngarkesë për buxhetin në vend.