Sokol Haliti, organizata “Misioni Diplomatik Paqe e M" />

Organizata e dyshimtë e Shqipërisë shpërbleu me çmim edhe Agim Shahinin

Organizata e dyshimtë e Shqipërisë shpërbleu me çmim edhe Agim Shahinin

Përveç kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, organizata “Misioni Diplomatik Paqe e Mirëqënie”,  i kishte ndarë çmim edhe kryetarit të Agjencisë Kosovarë të Bizneseve Agim Shahini.

Shahini këtë çmim e kishte marrë në vitin 2014.

Ndërsa një vit më  vonë, në cilësinë e ambasadorit të këtij misioni dhe laureatit të çmimit nga një vit më herët Shahini, i kishte dhënë çmim të njëjtë edhe një humanistit dhe veprimtarit nga Ferizaj, Shaqir Shabani.

“Misioni diplomatik Paqe e mirëqënie”, nga ku u nderuan Sokol Haliti, Agim Shahini dhe Shaqir Shabani, sipas emisionit  investigativ italian “Strisca la notizia”,  jepen çmimet në shkëmbim të 7 mijë eurove.

Sipas emisionit protagonist i këtij skandalit është kryetari i organizatës Shefki Hysa, i cili ka lëshuar tituj si “Diplomat i OKB”, “Konsull Nderi i OKB” e “Misionar i Paqes i OKB”.

Hysaj, gjatë ceremonisë pati deklaruara se ndihej i kënaqur që gjendej në mesin e personaliteteve me vlerë.

“Misioni ka vlerësuar me këtë çmim disa figura në Ballkan në mesin e të cilave edhe figurën e Agim Shahinit dhe të kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti”, pati thënë Hysaj.

Insajderi ka provuar të kontaktoj me Agim Shahinin mirëpo ai nuk është përgjigjur në telefon as në mesazhin e dërguar nga gazeta. /Insajderi.com