Kryetari i Vitisë u nderua me çmim nga organizata e dyshimtë nga Shqipëria

Kryetari i Vitisë u nderua me çmim nga organizata e dyshimtë nga Shqipëria

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti në vitin 2014, kishte marrë çmimin “Misionar paqeje”, nga një organizatë me seli në Shqipëri, e dyshimtë për shitje të titujve në emër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

OJQ  “Misioni diplomatik Paqe e mirëqënie”, sipas emisionit  investigativ italian “Strisca la notizia”, jep çmime me tutujt si diplomatë të OKB-së në shkëmbim të 7 mijë eurove.

Pikërisht nga kjo organizatë në muajin maj të vitit 2014, Haliti mori çmimin “Misionar paqeje”.

Sipas emisionit protagonist i këtij skandalit është kryetari i orgnizatës Shefki Hysa, i cili ka lëshuar tituj si “Diplomat i OKB”, “Konsull Nderi i OKB” e “Misionar i Paqes i OKB”.

Këta tituj sipas gazetarëve të emisionit jepeshin në shkëmbim të 7 mijë eurove duke i pajisur me një kartë diplomatike “fallso” të OKB e një targë makine diplomatike “fallso” nën premtimet e lehtësirave administrative në kufij doganorë e policorë.

Në ceremonin që ishte organizuar për kryetarin Haliti kishte marrë pjesë edhe Isa Mustafa në atëkohë në cilësinë e kryetarit të  Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa kryetari i organizatës Shefki Hysa pati thënë se këtë diplomë nderi e meritojnë zakonisht njerëzit që punojnë nga vendet më të vështira të botës për të sjellë paqe.

Ndërsa vet Sokol Haliti, e pati quajtur privilegj marrjen e këtij çmimi.

“Për persporitet dhe paqe nevojitet angazhim dhe lobim përndryshe idetë mbesin vetëm ide, mbesin ëndrra nostalgjik idilike  po nuk u përqafuan nga njerëz energjik e me shpirt aksioni”, pati cituar fjalët e Richard Holbrooke, kryetari Haliti. 

Insajderi ka kontaktuar me kryetarin Haliti, i cili ka deklaruar se nuk ka paguar për të marrë këtë çmim.

“Jo nuk diskutohet ajo temë. Sa i përket meje absolut nuk kam paguar për ta marrë, ajo është propozim që ata [organizata] ma kanë bë më kanë ndarë çmim edhe kaq. Sen s`kam të bëjë unë me atë punë”, tha Haliti. /Insajderi.com