i propozuar" />

O’Connell kundër shkurtimit të dënimeve për kriminelët

O’Connell kundër shkurtimit të dënimeve për kriminelët

Ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell ka kundërshtuar shkurtimin e dënimeve për kriminelët, i propozuar nga deputeti i PDK-së Nait Hasani.

O`Connell përmes një statusi ka shkruar se kjo është një përpjekje nga ana e disa deputetëve për të liruar të burgosurit e fuqishëm politikisht si dhe shumë kriminelë tjerë të rëndë.

“Por, unë jam thellësisht i shqetësuar nga amendamenti i cili mometalisht është duke u shqyrtuar në Kuvend për të reduktuar dënimet për krime me një të tretën”.

Por sipas O-`Connell një reformë dhe përmirësim urgjent i sistemit të drejtësisë është i domosdoshëm.

“Përpjekjet e Ministres së Drejtësisë lidhur me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale janë një reformë e rëndësishme dhe do të ishte një hap përpara; politikanët nuk do të mund të vendosnin më vetë, për të liruar kriminelët e dënuar”, shkruan O`Connell. /Insajderi.com