Nuk kalon amendamenti i propozuar nga Nait Hasani për shkurtimin e dënimeve

Nuk kalon amendamenti i propozuar nga Nait Hasani për shkurtimin e dënimeve

31 deputete të Kuvendit të Kosovës sot kanë votuar kundër Amandamentit të propozuar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani, për shkurtimin e dënimeve me burg.

Ky propozim i Hasani, i siguron çdo të dënuari llogaritjen e 24 orëve të mbajtjes së burgut si 36 orë, mirëpo gjatë diskutimeve ishte ngjallur frikën e keqpërdorimit të tij në dobi të kriminelëve.

Për këtë nismë kishte reaguara edhe amabasada e Amerikes dhe Britanisë në Kosovë.

Gjithashtu për mungesë të korumit nuk u votua në tërësi as projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale. /Insajderi.com