Limaj reagon ndaj vendimit të Apelit për rastin “Drenica II”

Limaj reagon ndaj vendimit të Apelit për rastin “Drenica II”

Fatmir Limaj lideri i Nismës për Kosovën ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit i cili vërteton dënimin e të akuzuarve të rastit “Drenica II”.

Limaj përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar këtë vendim si lajm të keq për liridashëit në Kosovë.

“Dje u dënuan zërat e parë të UÇK-së, ata që vullnetarisht ja ofruan jetën e tyre lirisë së Kosovës.

Unë dhe familja ime e dijmë shumë mirë çka është persekutimi në liri, në lirinë të cilën ende se kemi shiju”, ka shkruar Limaj.

Apeli me vendimin qw ka marrë ka njoftuar se ka ulur dënimin e Sylejman Selimit në 7 nga 8 sa është dënuar, Isni Thaqit në 6 vite e 6 muaj, Zeqir e Jahir Demakut në 6 vjet, Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demaj dhe Fadil e Nexhat Demakut  iu është konfirmuar dënimi me burgim prej nga 3 vjet. /Insajderi.com