Apeli konfirmon dënimet të akuzuarve e “Drenica II”, Selimit i hiqet një vit burgim

Apeli konfirmon dënimet të akuzuarve e “Drenica II”, Selimit i hiqet një vit burgim

Avokati Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Gjykata e Apelit të Kosovës në Prishtinë sot ka sjellë aktgjykimin në rastin “Drenica II”, me të cilin ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 27 maj të vitit të kaluar.

Sylejman Selimit ia kanë ulur një vit burg në 7 nga 8 sa është dënuar, ndërsa Isni Thaqit nga 7 vite sa është dënuar nga Gjykata Themelore i është zbritur dënimi në 6 vite e 6 muaj. Ndërsa, Zeqir e Jahir Demakut nga 7 vjet në 6 vjet.

Avokati i Selimit Tomë Gashi bën të ditur se përveç Sylejman Selimit është konfirmuar dënimi për Isni Thaçi me 6 vjet e 6 muaj burgim, Zeqir Demaku 6 vjet burgim, Jahir Demaku 6 vjet burgim.

Apeli po ashtu ia ka konfirmuar dënimet Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demaj të dënuar me nga tri vjet burg, ndërsa edhe Fadil Demakut dhe Nexhat Demaku iu është konfirmuar dënimi me burgim prej nga 3 vjet.

“Aktgjykimi është skandaloz, është masakër i drejtësisë, është nxjerrë aktgjykim i Gjykatës së Apelit faktikisht duke e përshkruar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të vititi 2015, ku të gjithë janë dënuar pa asnjë provë, dhe me siguri që me vendim politik por në asnjë variant me vendim juridik. Ne avokatëve na mbetet që rastin ta dërgojmë me ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës në Prishtinë, duke shpresuar se atje ndoshta drejtësia do të fitoj dhe nuk do të ketë aktgjykime të këtilla të ndikuara krejtësisht nga politika”, ka shkruar Gashi.