Ish-prokurori kritikon Beogradin për ndërhyrje politike në rastin Haradinaj

Ish-prokurori kritikon Beogradin për ndërhyrje politike në rastin Haradinaj

Ish-prokurori i krimeve të luftës në Serbi, Vladimir Vukcevic, ka kritikuar qeverinë serbe se ka ndërhyrë politikisht në rastin e Ramush Haradinajt. Në këtë kontekst, ai ka përmendur një konferencë të Ministres së Drejtësisë, Nela Kuburovic dhe drejtorit të së zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, të cilët kishin prezantuar fakte të reja kundër Haradinajt.

Sipas tij, është e rëndësishme që kur një shtet të kërkojë ekstradimin e një personi të mos ketë ndërhyrje nga ana e politikanëve.

Ai ka rikujtuar edhe një përvojë negative që Serbia ka pasur para disa viteve kur kishte tentuar të ekstradojë një person të quajtur Ejup Ganic, i cili ishte arrestuar në Britani dhe kërkohej nga Serbia për një krim gjatë luftës në Bosnje, shkruan N1.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar në Francë bazuar në një urdhërarrest të Serbisë. Gjykata franceze e ka liruar atë por me kushtin që të mos largohet nga Franca derisa të vendoset lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij./Insajderi.com