Serbia thotë se ka 30 dëshmitarë të rinj për Haradinajn

Serbia thotë se ka 30 dëshmitarë të rinj për Haradinajn

Serbia po do ta ekstradojë Ramush Haradinajn në Beograd, prandaj kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ftoi mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë, vetëm një ditë pasi ish-kryeministri kosovar u lirua me kusht në Francë.

Është ministrja e drejtësisë, Nella Kuburoviq, ajo që i tha shefit të saj, se Parisit i ka dorëzuar një aktakuzë të zgjeruar për ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas saj, tashmë janë siguruar edhe 30 dëshmitarë të rinj për krimet, që i ngarkohen Haradinajt, raporton Klan Kosova.

Kurse drejtori për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, thotë se Beogradi nuk e pranon lirimin eventual të Haradinajt nga Franca.

Duke pohuar se në mesin e viktimave është edhe një foshnjë dyjavëshe, Gjuriq i tërhoqi vërejtjen Francës dhe vendeve të tjera që nëse nuk përfillin urdhërarrestin për Haradinajn, as Serbia nuk do t’i zbatojë kërkesat e tyre në Interpol.