Hoxhaj dënon sulmin në Jerusalem

Hoxhaj dënon sulmin në Jerusalem

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj sulmit terrorist në Jerusalem. Përmes një statusi në Twitter ai ka shkruar se e dënon sulmin dhe shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Dënojmë fuqishëm sulmin në Jerusalem, ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurve”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Twitter, raporton Insajderi.

Në Jerusalem të Izraelit sot ka ndodhur një sulm, i cili është cilësuar si sulm terrorist, ku mbetën të vrarë katër persona ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur./Insajderi.com