Katër të vdekur në Jerusalem nga sulmi terrorist me kamion

Katër të vdekur në Jerusalem nga sulmi terrorist me kamion

Në Jerusalem të Izraelit ka ndodhur një sulm, i cili është cilësuar si terrorit, ku një kamion u përplas me një grup ushtarësh.

Nga ky sulm deri më tani raportohet për katër të vdekur dhe 15 të plagosur, shkruan BBC.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë të këtij qyteti, Luba Samri, për radio Izrael.

“Ky është një sulm terrorist, kanë mbetur 15 persona të plagosur ndërsa tre të vdekur të cilët dyshohet se janë ushtarë”, ka bërë të ditur ajo, raporton Insajderi.

Ajo ka treguar se “viktimat kanë qenë të shpërndarë në rrugë ndërsa shoferi i automjetit është qëlluar”./Insajderi.com

unnamed-1