Hamdi Ibrahimi reagon ndaj Shpend Ahmetit për deklaratën “ai po ju rren”

28.09.2016 16:30
Hamdi Ibrahimi reagon ndaj Shpend Ahmetit për deklaratën “ai po ju rren”

Kryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës  Hamdi Ibrahimi, përmes një letre të hapur ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeri i cili në një audio incizim dëgjohet duke u thënë banorëve të banesave të “Dardanisë” se “Hamdi Ibrahimi po ju rren”.

Gjatë ditës në media ka qarkulluar një audi incizim në të cilën Ahmeti i revoltuar me banorët të cilët në mbrëmjen e së martës kishin shkuar te shpia e tij, u kishte thënë “Hamdi Ibrahimi po ju rren”, dhe “Mos hajdeni këtu me rrena të Hamdi Ibrahimit”.

Ibrahimi përmes kësaj letre ka kërkuar nga Shpend Ahmeti që të sqaroj se për çfarë rrenash bëhet fjalë.

Letra e plotë e Hamdi Ibrahimit

Kryetar, Ahmeti

Në media po qarkullojnë  lajme se Ju-dje- keni pas një  takim me disa qytetarë të Prishtinës –banor të Lagjes “Dardania” e të cilët janë larguar nga banesat e uzurpuara apo duhet të largohen, sipas vendimit të plotfuqishëm të gjykatës dhe  me kërkesë të kreditorit  NP për Banesa në Prishtinë. Gjithnjë sipas mediave Ju u jeni drejtuar këtyre qytetarëve me fjalët:

“Hamdi Ibrahimi po ju rren”, dhe Mos hajdeni këtu me rrena të Hamdi Ibrahimit”

Z.Ahmeti,

Vetëm publikimin e një  informacioni në ndonjërën prej mediave ,me gjithë respektin për media- nuk është e mjaftuar që  të konsiderohet si e mirëqenë-përkatësisht si e vërtetë.Ju deri tani nuk i keni demantuar këto shkrime.

Prandaj ,ju drejtohem publikisht që të sqaroni a janë  këto deklarata të juaja?

Në media thuhet se ka incizim të fjalëve të juaja.

Besoi se e kuptoni mirë arsyen përse e kërkoi këtë sqarim.

Nëse keni deklaruar kështu sikurse po prezantohet në media,publikisht kërkoi që opinionit ti sqaroni se cilat janë këto rrena të Hamdi Ibrahimit? A e ke dëgjuar ndonjëherë Hamdi Ibrahimin të ketë përmend emrin e Shpend Ahmetit në lidhje me këto banesa? A e ke dëgjuar Hamdi Ibrahimin të ketë bartë përgjegjësinë te ndonjë institucion për shkak të lirimit të këtyre banesave? A nuk ke lexuar dje se Hamdi Ibrahimi në takim me qytetarë ka  dhënë sqarime të duhura korrekte dhe profesionale lidhur me veprimin e gjykatëse? A nuk ke lexuar dje se kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka njoftuar qytetarët se vetëm kreditori mund të kërkoi ndalimin e procedurës së ekzekutimit-dhe kreditor është Ndërmarrja Publike Banesore?

Kush po rren z.Ahmeti?

 Me respekt

Hamdi Ibrahimi

Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë