e liroi nga akuzat për shpërdorim të pozitës zyrtare ish-kryet" />

Gjyqtari që liroi Salih Mekajn pritet ta gjykojë Adem Grabovcin

Gjyqtari që liroi Salih Mekajn pritet ta gjykojë Adem Grabovcin

Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Shasivar Hoti, e liroi nga akuzat për shpërdorim të pozitës zyrtare ish-kryetarin e Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj.

Mekaj kishte ardhur në krye të kësaj gjykate në vitin 2011 me ndihmën e ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit.

Si për rastësi, është po i njëjti gjyqtar i cili pritet ta gjykojë edhe Adem Grabovcin për rastin e përgjimeve, ku Salih Mekaj ishte protagonisti më i përfolur aty.

Gazeta Insajderi kishte raportuar kohë më parë se si ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci  kishte ndikuar që Salih Mekaj të zgjidhej në krye të Gjykatës së Apelit.

Një telefonatë kishte mjaftuar që Salih Mekaj të emërohej në krye të Gjykatës së Apelit.

Xhevat Grabovci, kushëriri i Adem Grabovci, ka ndërmjetësuar që Mekaj të zgjidhet kryetar i Gjykatës më të madhe në Kosovë.

Xhevati i kishte garantuar Adem Grabovcit, se Mekaj është shumë i fortë dhe se e kishte garantuar se e ka “provuar se çfarë burri është”.

Ndërkohë, Idriz Ibraj kishte intervenuar që Hasan Shala të bëhej anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

DESH VIII: Telefonata që solli Salih Mekajn në krye të Gjykatë…

#DosjaeShefave VIII: Telefonata që solli Salih Mekajn në krye të Gjykatës së Apelit http://bit.ly/DosjaeShefave-VIII

Posted by Insajderi on Friday, 12 August 2016

Biseda e Adem Grabovci dhe Xhevat Grabovci për Salih Mekajn

Grabovci: Alo.

Xhevati: Tungatjeta.

Grabovci: Tungatjeta.

Xhevati: Xhevati jom.

Grabovci: O ç’kemi?

Xhevati: Qe mirë. A jeni mirë ju Adem?

Grabovci: Mirë, mirë.

Xhevati: Shoqja e fmija e?

Grabovci: Krejt rahat.

Xhevati: Ça ka tre atje?

Grabovci: Hiç, hiç me t’vjetra, që n’parlament jom qitu. Çka me ba, çka me ba me Salihun a me shti a jo?

Xhevati: Cilin Sali?

Grabovci: Sali Mekën.

Xhevati: Me shti more, qysh mos me shti.

Grabovci: Ë?

Xhevati: Po ata e ki njerin ma t’fortin n’Pejë.

Grabovci: Jo… s’ma mush diqysh synin.

Xhevati: O vallain ma t’fortë, ma t’fortë, ma t’pregaditun për juridik e ma.. ma trim nana s’e bon.

Grabovci: Hajt e kryme osht.

Xhaviti: Se e kom provu unë kta.

Grabovci: E kryme osht.

Xhaviti: Ani faleminders. Unë u tuta mos pate naj farë problemi n’Kuvend.

Grabovci: Jo joo… jo për qita për qita veç… okej, e kryme është.

Xhaviti: Hajde hajde, faleminers shumë.

Grabovci: Së kenë do tjerë eeee, tu… kem t’u diskutu…

Xhaviti: Shumë faleminders.

Grabovci: Hajde.

Xhaviti: Kur t’vish kallxom, e bojmë ni nej.

Grabovci: Okej.

Xhaviti: Hajde tung.