Feronikeli ka katër muaj që ka ndalur prodhimin, shteti i jep tokë për shfrytëzim

Feronikeli ka katër muaj që ka ndalur prodhimin, shteti i jep tokë për shfrytëzim

Edhe pse ka katër muaj që menaxhmenti i kompanisë “NeëCo Feronikeli” e ka ndërprerë prodhimin në fabrikën në Drenas nën arsyetimin se nuk mund të operojnë me humbje për shkak të çmimit të lartë të energjisë dhe çmimit të ulet të nikelit në berzhen ndërkombëtare, shteti i Kosovës i ka dhënë kësaj ndërmarrje, në shfrytëzim një pjesë të tokës për të nxjerrë nikel.

Në fillim të këtij muaji, është raportuar se përkundër faktit se kompania e ka ndalur prodhimin në fabrikën e saj në Drenas, në minierën e Gllavicës, pronë e Feronikelit, kamionët po ngarkohen me xehe të hekur-nikelit dhe po transportohet për në Feni Kavadarc të Maqedonisë.

Por 25 ditë pas këtij raportimi, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka aprovuar dhënien e pëlqimit për shfrytëzimin e një pjese të ngastrës kadastrale për “Feronikelin”.

Këtë vendim e kanë marrë Bordi i Drejtorëve i AKP-së, në një mbledhje të  jashtëzakonshme.

“Bordi shqyrtoi kërkesën e “Ndër e re Ferronikeli” dhe morri vendim qe te aprovohet dhënia për shfrytëzim e një prone të Ndërmarrjes Shoqërore “Miniera dhe industria e magnezit” – MIM Goleshi (në likuidim) për një periudhë deri në 12 muaj. Kjo qiradhënie do te mundësoj vazhdimin e aktiviteteve të Ferronikelit dhe është mbështetur nga te gjitha institucionet relevante te Republikës se Kosovës”, thuhet në komunikatën e AKP-së.

Feronikeli ndalë prodhimin – xehet nga Drenasi i dërgon në Maqedoni

Se Feronikeli është privatizuar në mënyrë të dyshimtë vërtetohet edhe në dosjen e XI, ku në një bisedë të publikuar në “Dosjen e Shefave”, ku ish-deputeti i PDK-së, Shaip Muja, i nervozuar me klasën e re politike në PDK, kërcënon Adem Grabovcin se në seancën e radhës do të bëjë akuza për përfshirje në korrupsion në rastin e Feronikelit.

Madje sipas AKP-së, ky institucion mbetet i “përkushtuar në përkrahjen dhe mbështetjen e Institucioneve qendrore në agjendën e zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës”.

Por sipas Izet Ibrahimit, profesor i xehetarisë dhe metalurgjisë, bartja e xehes në Maqedoni është tendencë e menaxhmentit për viktimizimin e Ferronikelit të Drenasit për të mbajtur gjallë Fenin e Kavadarcit të Maqedonisë dhe shndërrimin e Maqedonisë në monopol të kësaj industrie në rajon./Insajderi.com