Feronikeli ndalë prodhimin – xehet nga Drenasi i dërgon në Maqedoni

Feronikeli ndalë prodhimin – xehet nga Drenasi i dërgon në Maqedoni

Menaxhmenti i kompanisë “NewCo Feronikeli” e ka ndërprerë prodhimin që katër muaj në fabrikën në Drenas nën arsyetimin se nuk mund të operojnë me humbje për shkak të çmimit të lartë të energjisë dhe çmimit të ulet të nikelit në berzhen ndërkombëtare.

Mirëpo, në minierën e Gllavicës, pronë e Feronikelit, kamionët po ngarkohen me xehe të hekur-nikelit dhe po transportohet për në Feni Kavadarc të Maqedonisë.

Izet Ibrahimi, profesor i xehetarisë dhe metalurgjisë, thotë se bartja e xehes në Maqedoni është tendencë e menaxhmentit për viktimizimin e Ferronikelit të Drenasit për të mbajtur gjallë Fenin e Kavadarcit të Maqedonisë dhe shndërrimin e Maqedonisë në monopol të kësaj industrie në rajon.

Sipas tij nëse menaxhmenti po  arsyetohet me çmimin e lartë të energjisë në Kosovë, atëherë e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për Maqedoninë.

“Bartja e xeheve është një çështje e kërkuar qysh moti nga Maqedonia nga eskpertëtë që mendojnë të krijojnë monopol të nikelit në rajon.

Sipas televizionin Tribuna në një dokument të mëhershëm të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave thuhet se një ndër kushtet e panegociueshme të tenderit për privatizimin e Feronikelit ka qenë mundësia e pezullimit ose ndalimit të gjithë kapitalit.