në rastin e njohur si "Toka",  kryetari i trupi" />

EULEX heq dorë edhe nga një rast i korrupsionit – e kalon lëndën te vendorët

EULEX heq dorë edhe nga një rast i korrupsionit – e kalon lëndën te vendorët

Në seancën e sotme ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve në rastin e njohur si “Toka”,  kryetari i trupit gjykues Petko Petkov ka thënën se kjo lëndë nuk do të jetë në dorë të EULEX-it pasi që është vendosur që të gjykohet nga gjyqtarët vendorë.

Por këtë lajm të kryetarit të trupit gjykues e ka kundërshtuar prokurori Danilo Cecarreli.

Cecarreli e ka quajtur vendim të turpshëm këtë hap të EULEX-iit pasi thotë se “Transferimi tek vendorët domethënë që është përfundim i rastit dhe të gjithë e dimë se pse”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur dy aktakuza, njëra me 17 persona dhe tjetra me 22 persona. Azem Syla, ish-komandanti i UCK-së dhe ish-deputet akuzohet nga prokuroria Speciale e Kosovës si udhëheqës i grupit.

Aktakuza i ngarkon të pandehurit me vepra penale “krim i organizuar”, “pastrim i parave”, “marrje të mitos”, “mashtrim i rëndë”, “mashtrim në detyrë”, “nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme”, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar” dhe “evazion fiskal”.

EULEX-i para disa ditësh ka hequr dorë edhe nga rasti i njohur si “Vizat”, ku të akuzuar janë Ukë Rugova djali i presidentit Historik, Ibrahim Rugova me ish-ministrin e Kulturës, Astrit Haraqija dhe 18 të tjerë të akuzuar për krim të organizuar. /Insajderi.com