EULEX drejt largimit, dorëzon një nga rastet më të mëdha të krimit të organizuar

EULEX drejt largimit, dorëzon një nga rastet më të mëdha të krimit të organizuar

Ukë Rugova i cili është i akuzuar së bashku me ish-ministrin e Kulturës, Astrit Haraqija dhe 18 të tjerë të akuzuar për krim të organizuar, EULEX-i ka hequr dorë nga gjykimi i i tij.

Lënda ndaj të akuzuarve i është dorëzuar gjyqtarëve vendor, ngase EULEX-i ka vlerësuar se nuk ka më kapacitet për ta gjykuar edhe më tutje këtë rast penal, shkruan “Koha Ditore”.

Djali i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, Uka Rugova dyshohet se është përfshirë në vepra të rënda kriminale. Ai, pos, biznesit të paligjshëm me viza, dyshohet se kishte lidhje edhe me trafikim ndërkombëtar të drogës dhe armëve.

Ai ishte zbuluar nga një hetim ndërkombëtar prej 26 muajsh.

Insajderi gjatë vitit të kaluar ka publikuar “Dosjen Grande”, ku përfshihet komplet hetimi dhe përgjimet telefonike.

Pjesë e këtyre hetimeve ishte edhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija.

Gjatë periudhës së përgjimit të Haraqisë, hetuesit e EULEX-it kishin vërejtur se ai bisedonte shpesh me dëshmitarët e prokurorisë në rastin “Grande”, kundër grupit të udhëhequr nga Ukë Rugova.

Madje, në një prej tyre bisedonte me një mik të tij për mundësinë e ndryshimit të deklaratës së një dëshmitari. Miku i Haraqisë i thotë nëpërmjet telefonit se i duhet bërë presion njërit prej shokëve që ta ndryshoj deklaratën e dhënë në EULEX, pasi që  përmbajtja e saj mund ta dëmtoj Haraqinë.

Ndër tjerash Ukë Rugova dyshohet se së bashku me Izet Beqirin planifikonin të mposhtnin konzorciumin “Bechtel-Enka”, në tenderin 600 milionë eurosh të ndërtimit të autostradës “Arben Xhafer”.

Rugova përveç mashtrimit me viza, dhe veprave të dyshimta kriminale, mision kishte edhe intervenimin për të hequr nota të dobëta në gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë.

Në gusht të vitit të vitit 2013 Ukë Rugova kishte marr një telefonat nga bashkëpunëtori i tij, Izet Beqiri, se një i afërm i tij kishte pasur një njësh në lëndën e Gjeografisë.

Për të gjitha këto veprime të paligjshme EULEX-i ka deklaruar se nuk ka kapacitet për ta gjykuar këtë vepër penale. /Insajderi.com