BIK-u sqaron “lejen” për ndërtimin e Xhamisë së re

BIK-u sqaron “lejen” për ndërtimin e Xhamisë së re

Bashkësia Islame e Kosovës për Insajderin ka sqaruar takimin mes Kryetarit të BIK-ut, Naim Tërnavës me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti.

Resul Rexhepi nga BIK-u ka mohuar se i është dhënë leja e ndërtimit të Xhamisë së re nga Komuna e Prishtinës. Ai ka thënë se leja nuk është dhënë por do të jepet se shpejti.

“Leja për ndërtimin e Xhamisë nuk është dhënë por do të jepet në të ardhmen e afërt”, ka thënë ai.

Rexhepi ka thënë se nga takimi është kuptuar se kjo çështje do të dërgohet për tu biseduar në nivelin komunal brenda dhjetë ditëve.

“Do të diskutohet në kuvendin komunal brenda 10 ditëve dhe pastaj do shihet e gjitha është kjo çfarë është diskutuar për këtë çështje”, ka thënë Rexhepi.

Ndërkohë që edhe Komuna e Prishtinës ka mohuar se është dhënë leja e ndërtimit për ndërtimin e Xhamisë së re në kryeqytet./Insajderi.com