Tërnava thotë se Shpend Ahmeti ia ka dhënë lejen për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë

Tërnava thotë se Shpend Ahmeti ia ka dhënë lejen për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë

Bashkësia Islame e Kosovës përkatësisht kreu i saj, Naim Ternava ka pritur në takim sot kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe kandidatin për kryeminsitër nga  Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Nga ky takim, sipas BIK-ut, janë dhënë dy lajme.

“Në këtë takim u diskutua për mundësinë e rifillimit të restaurimit të xhamisë Sulltan Murat në Prishtinë dhe xhamisë qendrore te Posta në Prishtinë që së shpejti do të filloj ndërtimi i saj”, thuhet në komunikatën e BIK.

Por këtu nuk përmendet saktësisht nëse Komuna e Prishtinës, i ka dhënë lejen zyrtarisht.

Nga Komuna e Prishtinës nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga ky takim. As nga Lëvizja Vetëvendosje, për të sqaruar arsyen e takimit të Kurtit me myftiun Ternava.

Ja njoftimi komplet i BIK-ut.

Prishtinë, 12 korrik 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava priti në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës. z Shpend Ahmetin i shoqëruar nga z.Albin Kurti. Në këtë takim Myftiu Tërnava i falënderoi mysafirët për vizitën dhe çmoi angazhimin dhe punën që po bën kryetari Ahmeti në shërbim të qytetarëve. Poashtu në këtë takim u diskutua për mundësinë e rifillimit të restaurimit të xhamisë Sulltan Murat në Prishtinë dhe xhamisë qendrore te Posta në Prishtinë që së shpejti do të filloj ndërtimi i saj.
Nga ana e tyre mysafirët falënderuan myftiun Tërnava për pritjen dhe vlerësuan kontributin e myftiut Tërnava në shërbim të qytetarëve dhe vendit në përgjithësi.