75 zv.ministrat nuk mundën ta mbajnë Qeverinë e bashkuar në koalicionin e gjerë

75 zv.ministrat nuk mundën ta mbajnë Qeverinë e bashkuar në koalicionin e gjerë

Për më pak se gjatë muaj qeverisje kryeministri Ramush Haradinaj, ka emëruar 75 zëvendësministra, për çka edhe ka marrë kritika të shumta.

Madje shefi i grupit parlamentarë të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ironizoj më numrin e madh të zv.ministrave para disa ditësh në kuvend, duke i thënë kryeministrit të krijoj edhe një ministri për menaxhimin e numrit të madh të tyre.

Por edhe përkundër emërimit të këtij numri të madh të zëvendësministrave, që u tha se ka ardhur si rezultat i partnerëve të shumtë të koalicionit qeverisës, prapë dikush mbeti i pakënaqur.

Partia Shqiptare Demokristiane, e cila lidhi koalicion me PDK-në para zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, doli sot nga koalicioni me PDK-në, e cila është partneri kryesorë i Haradinajt në qeverisje.

Arsyej për këtë sipas kësaj partie është se PDK nuk e përmbushi marrëveshjen e cila parashihte ndër të tjera, që PSHDK-së t`u takoj një post i zëvendëskryeministrit dhe dy zëvendësministra.

“Por ajo që u premtua nga Kadri Veseli mbeti vetëm në letër. Është kjo hera e dytë që PDK shkel marrëveshjen me PSHDK-në”, thuhet në njoftimin për media.

“Kryetari i PDK-së z.Kadri Veseli kishte premtuar dhe ishte zotuar se do të krijonte partneritet me PSHDK-në, por mbetën premtime koti dhe fjalë të shkruara ne një copë letër. Ato nuk u realizuan edhe 7 muaj pas formimit të qeverisë. PShDK mbetet e zhgënjyer me koalicionin me PDK-në dhe nuk mund të vazhdojë tutje që të mbështesë PDK-në, duke i dhënë fund koalicionit me PDK-në”, thuhet tutje në njoftim.