Arsyeja pse PSHDK u largua nga koalicioni me PDK-në

Arsyeja pse PSHDK u largua nga koalicioni me PDK-në

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, në muajin maj të vitit të kaluar hyri në koalicion për herë të dytë me Partinë Demokratike të Kosovës, për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Mirëpo dy muaj para se t`i mbush një vjet nga koalicioni PSHDK-ja vendosi ta braktisë PDK-n. PSHDK e akuzon Kadri Veselin për përbuzja e marrëveshjes mes dy partivë.

Sipas PSHDK-së në bazë të marrëveshjes me PDK-në ishte paraparë që atyre t`ju takoj një zëvendëskryeministër dhe dy zëvendësministra.

“Por ajo që u premtua nga Kadri Veseli mbeti vetëm në letër. Është kjo hera e dytë që PDK shkel marrëveshjen me PSHDK-në”, thuhet në njoftimin për media.

“Kryetari i PDK-së z.Kadri Veseli kishte premtuar dhe ishte zotuar se do të krijonte partneritet me PSHDK-në, por mbetën premtime koti dhe fjalë të shkruara ne një copë letër. Ato nuk u realizuan edhe 7 muaj pas formimit të qeverisë. PShDK mbetet e zhgënjyer me koalicionin me PDK-në dhe nuk mund të vazhdojë tutje që të mbështesë PDK-në, duke i dhënë fund koalicionit me PDK-në”, thuhet tutje në njoftim.