Zyrtarja e BE-së del me deklaratë për “duelin” Xharra – Kelmendi

Zyrtarja e BE-së del me deklaratë për “duelin” Xharra – Kelmendi

Zyrtarja e Bashkimit Evropian në Kosovë është përfshirë në debatin mes gazetares Jeta Xharra dhe Adriatik Kelmendi.

Ajo ka thënë se Kelmendi ishte personi i përzgjedhur për t’i ndërprerë intervistat që zgjasnin më shumë sesa që duhej.

“Në emër të BE-së në Kosovë, si moderator i konferencës, Adriatik Kelmendit iu kërkua nga BE që t’i përmbahej axhendës dhe ta ndërpriste intervistën, sepse ajo po zgjaste më shumë se sa ishte planikfikuar”, ka shkruar Dinka Zhivalj për duelin Xharra-Kelmendi.

Shkak i përplasjeve mes Xharrës dhe Kelmendit është bërë konferenca për ambientin që u mbajt në Prishtinë. Aty Xharra teksa po e intervistonte kryeministrit Ramush Haradinaj, ka ndërhyrë Kelmendi duke ia bërë me dije se ka kaluar koha e përcaktuar.

Xharra më pas e ka akuzuar Kelmendin se është i përfshirë në biznese me qymyr e naftë.

Në anën tjetër, Xharra ka thënë se Kelmendi e ka bërë një veprim të tillë për të mbrojtur kompani me të cilat punon, si HIB e KEDS.

Por, deklaratat e Xharrës, Kelmendi i ka quajtur ‘thjesht rrenë’

“Kjo është thjeshtë një rrenë. E vërteta është kjo: Unë kam qenë moderator i gjithë ditës së parë të konferencës. Konferencën e kam hapur unë, në orën 9:00 (sipas agjendës) me panel Ramush Haradinaj, Natalia Apostolova, Albena Rashitaj dhe Diella Raçi”, ka shkruan ndër tjera Kelmendi./Insajderi.com