Zyrtarizohet Lukaku, Mourinho: E mirëpres, ka një personalitet të madh

Zyrtarizohet Lukaku, Mourinho: E mirëpres, ka një personalitet të madh

Manchester United ka zyrtarizuar afrimin në skuadër të sulmuesit belg, Romelu Lukaku, nga Evertoni.

Lukaku do t’i kushtojë Unitedit 75 milionë funte, e që shuma e pagesës që United do duhet t’i paguajë Evertonit mund të shkojë deri në 80 milionë funte, me bonuse.

Pas zyrtarizimit të transferimit të Lukakut, ka folur edhe trajneri i skuadrës së “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, i cili ka thënë se Lukaku është një blerje e mirë.

“Romelu është një blerje që do të përshtatet natyrshëm me Manchester Unitedin, ai është një personalitet i madh dhe një lojtar i madh, por është e natyrshme që ai dëshiron të zhvillojë karrierën e tij në klubin më të madh. Unë, mezi po pres që të punojë sërish me të”, ka thënë Mourinho. /Insajderi.com