Zyrtarizohet koalicioni mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët (video)

Zyrtarizohet koalicioni mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët (video)

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët sot në Shkup kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion zgjedhor për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Marrëveshja është nënshkruar nga shefat e shtabeve të partive, ndërsa nënshkrimit i parapriu një takim mes dy kryetarëve të partive, Bilall Kasami dhe Ziadin Sela, të shoqëruar nga kandidatët për Komunën e Çairit dhe të Gostivarit, Zeqirja Ibrahimi dhe Arben Taravari.

Lëvizjen Besa në rrethin e dytë të zgjedhjeve me BDI-në do të përballet në gjashtë komuna kurse Aleanca për Shqiptarët me BDI-në do të garojë në pesë komuna.

Ndryshe, rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor.

 

Aleanca me Besë koalicion

Posted by Tv Shenja on Wednesday, 18 October 2017