Zyrtarizohet kandidatura e Thaçit për president

Zyrtarizohet kandidatura e Thaçit për president

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka njoftuar se të premten pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të ri. Seanca mbahet në ora 11.

PDK-ja vije me dy kandidatë për president, Hashim Thaçin që pritet të zgjidhjet president dhe Rafet Rama si kandidat që pritet të “digjet”.

“Kemi dy kandidatë për kryetar të shtetit: Ata janë Hashim Thaçi dhe Rafet Rama, deputeti i PDK-së” ka thënë Veseli.

Veseli në konferencë ka bërë thirrje për qetësi në këtë kohë që e ka quajtur më tepër se serioze.

“Pas një kohe shumë të gjatë e patëm mbledhjen me kolegët e opozitës, i inkurajoj ata të jenë pjesë e këtij procesi, megjithatë ajo që ndodhi brenda po i kalon të gjithë kufijtë e një normaliteti. Kjo që po ndodh është e re në Kosovë, por nuk është e panjohur”, ka thënë ai.

“Ka një vendosmëri të fanatizmin për të arritur qëllimet e veta në mënyrën e vetë. Kisha ftuar qytetaret familjarët që ta ruajnë njëri tjetrin” ka deklaruar Veseli.