Zyrtari i parë i PAN-it që pranoi se koalicioni nuk i ka numrat për qeverinë

Zyrtari i parë i PAN-it që pranoi se koalicioni nuk i ka numrat për qeverinë

Me gjithë deklarimet që janë bërë së fundi nga zyrtarë të PDK-së, se i kanë numrat për ta votuar kryetarin e Kuvendit, anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se ata nuk i kanë numrat, pasi po t’i kishin do të merrnin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Haliti ka thënë sot se ende nuk dihet nëse PAN, do të marrë pjesë në seancën e së hënës, derisa ka shtuar se është në interes të vendit koalicioni me LDK-në.

“Ne sikur t’i kishim votat të gjitha, ne do të futeshim në seancë të zgjidhnim kryetarin e Kuvendit dhe do ta caktonim seancën për ta zgjedhur kryeministrin, respektivisht Qeverinë”, ka thënë Haliti.

Haliti është zyrtari i parë nga koalicioni PAN që pranon se koalicioni i mbledhur rreth PDK-së nuk i ka numrat për qeverinë. /Insajderi.com