Deputeti i Nismës thotë se AKR do t’i bashkohet PAN-it

Deputeti i Nismës thotë se AKR do t’i bashkohet PAN-it

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, është shprehur i bindur se Aleanca Kosova e Re dhe disa deputetë të tjerë do t’i bashkohen koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Me bashkimin e tyre, formimi i qeverisë së re të vendit është “çështje ditësh ose orësh”, ka thënë Berisha.

Berisha, në InfoBox te RTV Dukagjinit, ka thënë se qeveria “do të jetë funksionale, në secilin variant”.

Ai është shprehur i bindur se PAN do ta bëjë Qeverinë e Kosovës, me më shumë se 61 vota.