Zyrtari i lartë LDK-së: 5 veta të VV-së më kërcënuan

Zyrtari i lartë LDK-së: 5 veta të VV-së më kërcënuan

Sapo kishte dalë nga studio e televizionit Dukagjini dhe ishte nisur drejt shtëpisë.  Por në sheshin e Prishtinës, thotë se ka hasur në disa persona që e kanë kërcënuar.

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se është kërcënuar nga pesë persona të partisë Lëvizja Vetëvendosje.

“Sa dola prej studios të tv dukagjinit, 5 veta te VV-se me kërcënuan ne shesh te Prishtinës”, ka shkruar Havolli.

Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prishtinës, do të mbahen edhe një herë dhe gara do të zhvillohet mes Shpend Ahmetiti dhe Vetëvendosjes dhe Arban Abrashit të LDK-së. Ahmeti ka marrë mbi 44 për qind të votave ndërsa Abrashi rreth 36 për qind të votave./Insajderi.com