Zyrtari i Vetëvendosjes publikon fotografi me Grabovcin dhe Lushtakun – I pyet pse e kanë lënë pa punë

Zyrtari i Vetëvendosjes publikon fotografi me Grabovcin dhe Lushtakun – I pyet pse e kanë lënë pa punë

Ish-kandidati për asamble komunale të Istogut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Naser Shatri, ka publikuar një fotografi, ku shihet së bashku me dy personalitete të larta të Partisë Demokratike, Sami Lushtaku dhe Adem Grabovci, shkruan Insajderi.

Në fotografinë e publikuar, Shatri shkruan se i ka pyetur Lushtakun dhe Grabovcin, se përse e kanë lënë atë pa punë, dhe sipas tij përgjigja e tyre ka qenë, se fajet i vetë Shatri që është në Lëvizjen Vetëvendosje.

Madje ai nuk hetizon që Grabovcin dhe Lushtakun, t’i quajë si njerëz shumë të pasur.

“Në mesin e dy njerzëve shumë ë të pasur. I thashë Ademit pse më keni lënë të papunë, si me harruat ai më tha vet i ke fajet pse je në Vetëvendosje”, ka shkruar Shatri.

Por, tek postimi i tij vërehet edhe niveli i ulët i njohjes së drejtshkrimit. Ku në një fjali të vetme, ai i bënë dy fjalive të vetme, ai i bënë 10 gabime të rënda drejtshkrimore.

“Ne mesin e dy njerve shum te Pasur. I thash Ademit pse mlat te Papun,si me harruat aj me tha vet i ke fajet pse je ne Vetvendosje”, është shkrimi origjinal i Shatrit.

Shatri përveç që kishte qenë kandidat i Vetëvendosjes, për asamble komunale të Istogut, ai kishte marrur pjesë edhe në protestat e organizuara nga partia e Albin Kurtit, shkruan Insajderi.

Lëvizja Vetëvendosje, ka marrur kritika të ashpëra për siç thuhej ‘përafrim’ me PDK-në e Kadri Veselit.

Këto akuza i kishte nisur tashmë deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili kishte akuzuar kreun e VV-së, Albin Kurti, për ndryshim të bindjeve ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, jo vetëm kaq. PDK dhe LVV ishin bërë bashkë në disa raste kundër Shpend Ahmetit, në Prishtinë.

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së dhe LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, pas një mbledhje në të cilën ishte shkarkuar Qëndrim Sahitin e PSDK-së nga Bordi i Ndërmarrjes Banesore, patën publikuar një fotografi më mbishkrimin “Opozita e bashkuar”. Fotografia ishte publikuar nga asamblisti i LDK-së, Sami Salihu./Insajderi.com