Zyrtari i Agjencisë së Pronës fotografohet duke fjetur në orar të punës

Zyrtari i Agjencisë së Pronës fotografohet duke fjetur në orar të punës

Millosh Sojeviç, është asistent i lartë regjional në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës nga komuniteti nga komuniteti serb.

Ai është fotografuar gjatë orarit të punës duke fjetur.

Fotografitë janë publikuar nga Telegrafi i cili ka kontaktuar edhe UD e Zëvendës Drejtorit Ekzekutiv në AKP, Florije Kika, e cila ka konfirmuar se është iniciuar një proces verifikimi lidhur me Millosh Sojeviçin.

“Ne mund të konfirmojmë se është iniciuar një proces verifikimi për pretendimet e ngritura në lidhje me punonjësin Millosh Sojeviç, i cili është e Asistent i Lartë Regjional në Zyrën regjionale në Prishtinë. Menxhmenti i Agjencisë është duke grumbulluar informata dhe fakte dhe në bazë të tyre do të vendos për hapat e mëtutjeshëm sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi”, ka thënë Kika.