Zyrtarët e Ambasadës së SHBA-ve “zbërthejnë” shprehjet kosovare

Zyrtarët e Ambasadës së SHBA-ve “zbërthejnë” shprehjet kosovare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka organizuar një lojë për zyrtarët e saj, teksa ka kërkuar nga shtatë zyrtarë që të zbërthejnë kuptimin e disa idiomave apo shprehjeve që përdoren në Kosovë.

“E ka mizën mas veshi” apo “Si këpurdhat mas shiut” ishin dy prej idiomave që përpiqen t’i nxjerrin kuptim zyrtarët e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, raporton Insajderi.

Faqja zyrtare e Ambasadës e ka postuar videon në rrjetin social Facebook.

“Tani, amerikanët e bëjnë më të mirën për të kuptuar thelbin e disa prej idiomave kosovare”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane. /Insajderi.com 

Kosovo Idioms as Understood by Americans

And now, Americans do their best to understand the meaning of some #Kosovo idioms. ?

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Friday, 15 December 2017