Valon Behrami ka lënë skuadrën angleze Watford për tu rikthyer në Serie A.
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Zvicrës, ka nënshkruar kontratë me Udinese, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
32 vjeçari sipas marrëveshjes së nënshkruar bëhet pjesë e klubit italian për dy vitet e ardhshme.
Ky është klubi i gjashtë për Behramin në Itali, ku në të kaluarën ka luajtur edhe për Genoa, Hellas Verona, Lazio, Fiorentina and Napoli.