Zyrtare: St. Gallen bashkon dy vëllezërit shqiptarë

31.03.2017 18:57
Zyrtare: St. Gallen bashkon dy vëllezërit shqiptarë

Një tjetër shqiptar i është bashkuar St.Gallenit. Adonis Ajeti i është bashkuar gjatë ditës së sotme skuadrës zvicerane, aty ku luan edhe vëllai i tij, Albian Ajeti.

“Adonisi është lojtar i ri dhe i fortë. Jemi të lumtur pasi lojtar të tillë nuk gjenden shumë lehtë. Jemi të sigurt se ai do të ketë një karrierë të mirë”, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Christian Stübi.

20 vjeçari ka nënshkruar kontratë me St.Gallenin deri në vitin 2021. /Insajderi.com