Zyrtare: Spalletti, trajner i Interit

Luciano Spalletti është emëruar trajner i Interit

Zyrtare: Spalletti, trajner i Interit

F.C. Internazionale ka njoftuar se Luciano Spalletti është emëruar trajner i ekipit të parë, i cili do të prezantohet të mërkurën dhe do t’i nis përgatitjet për sezonin e ri me 3 korrik.

Ish-trajneri i Romës ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Interin, që do ta mbajë atë në “Giuseppe Meazza” deri në vitin 2019.

Spalletti më parë ka qenë trajneri i Romës dhe Zenit St. Petersburg në Rusi. /Insajderi.com