Zyrtare: Sneijder bëhet me skuadër të re

Zyrtare: Sneijder bëhet me skuadër të re

Javë më parë Wesley Sneijder u largua nga Galatasaray si lojtar i lirë.

Në marrëveshje me klubin e lartpërmendur u akordua se holandezi nuk duhet të luajë me asnjë skuadër turke në tre sezonet e ardhshme.

Kjo për mesfushorin nuk është aspak problem pasi ai tashmë ka gjetur klubin e ri. Dhe është Nice e Mario Balotellit në Ligue 1.

Ish-ylli i Real Madridit dhe Interit tashmë ka gjetur akordin me klubin francez dhe brenda javës së ardhshme pritet zyrtarizimi.