Zyrtare, shtyhet shitja e Milanit te kinezët

03.03.2017 13:52
Zyrtare, shtyhet shitja e Milanit te kinezët

Është zyrtarizuar ajo që dihej tashmë nga të gjithë tifozët kuqezi shitja e Milanit te kinezët, e parashikuar në datën 3 mars, është shtyrë në një datë tjetër, ende të pacaktuar.

Lajmin e dha administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, gjatë asamblesë së ortakëve të zhvilluar në Casa Milan. “Nuk ishin kushtet për shitjen. Fininvest po punon për të gjetur një marrëveshje me Sino-Europe Sports në afate të shkurtra”, tha Galliani.

Administratori shtoi se nuk mund të japë shpjegime për këto shtyrje, pasi nuk përfaqëson Fininvestin, por Milanin.

“Tratativat po bëhen mes Fininvestit dhe Sino-Europe Sports. Në këtë çështje, unë nuk jam subjekt, por objekt. Nuk merrem me këtë tratativë. Me gjithë vullnetin tim të mirë, nuk mund t’i përgjigjem pyetjeve. Nuk di se në çfarë pike jemi, çfarë do të ndodhë, si do të jetë e ardhmja e Milanit…”, tha Galliani./Insajderi.com