Zyrtare: Shtyhet ndeshja Manchester City – Monchengladbach

Ndeshja e paraparë për tu zhvilluar sot ndërmjet Manchester Cityt dhe Borussia Monchengladbach në kuadër të Ligës së Kampionëve, është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike.

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Manchester City – Monchengladbach

Ishte shiu i shpeshtë dhe i rrëmbyeshëm që ra sot pasdite në Manchester arsyeja e shtyrjës së ndeshjes, raporton Gazeta Online Insajderi.

Terreni i “Etihad Stadium” është rënduar shumë dhe ndeshja ishte e pamundur të zhvillohej aty, vlerësuan gjyqtarët.

Ndeshja do të zhvillohet në një orar tjetër, varësisht në çfarë date bien dakord të dyja klubet që takimi të zhvillohet./Insajderi.com

flamur