Zyrtare: Schneiderlin transferohet në Everton

Zyrtare: Schneiderlin transferohet në Everton

Morgan Schneiderlin është transferuar në Everton nga Manchester United për 20 milionë euro, shifër kjo që mund të arrijë deri në 24 milionë euro në formë bonuesh.

Francezi 27 vjeçari është rikthyer përsëri urdhrave të Ronald Koeman, ku me trajneri holandez kishte punuar gjatë periudhës sa kishte qenë tek Southampton.

Schneiderlin u transferu në United nga Southampton, për 25 milion euro në vëren e vitit 2015.

“Evertoni është një klub i madh në historinë e futbollit anglez, gjithmonë më ka pëlqyer atmosfera në stadium. Gjithmonë kamë dashur të luaj këtu. Unë e di që menaxheri këtu mund të nxjerrë më të mirën time, sepse e di mënyrën e lojës së tij dhe e di mënyrën se si aj dëshiron të luaj futboll, më pëlqen të luaj futboll nën drejtimin e tij”.

Fjalë të mira për francezin pati Ronald Koeman, trajneri i Evertonit, duke u shprehur i lumtur për transferimin e lojtarit.

“Jam shumë i gëzuar që transferuam Schneiderlin, sepse unë e di çfarë lojtari është ai, i di kualitetet e këtij lojtari. Ai ka karakter të fortë, unë kamë punuar me të tek Southampton dhe është një lojtar luan në pozita të ndryshme në mesfushë. Ne dëshirojmë lojtar të mirë që i dëshmojnë aftësitë e tyre përpara fansave tonë“, tha Ronald Koeman.